Romina Kuko
Kryetare e Këshillit Bashkiak
Kontakto: Romina Kuko
Romina Kuko: është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017.

Ajo u lind më 19 Prill 1984 në qytetin e Korçës.

 Vjen nga një eksperiencë e gjatë në Administratën Publike dhe Organizatat Ndërkombëtare me fushë ekspertize në sektorin e sigurisë, specifikisht Policimin në Komunitet, Dhunën në Familje dhe Parandalimin dhe Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

 Ka kryer studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Shefildit ku është diplomuar me titullin Honours, gjithashtu mban titullin Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci si dhe ka një serë diplomash dhe certifikimesh nga institucione prestigjoze si Shkolla e Studimeve Politike të Këshillit të Europës, ODIHR, Qendra Demokratike e Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF) si dhe nga Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

 Ajo e ka nisur karrierën e saj në vitin 2006 pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik ku ka qenë Desk-Officer për Europën Qendrore dhe Europën Juglindore.

 Që prej vitit 2010 ajo ka punuar në Departamentin e Bashkëpunimit për Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE në Shqipëri, ku spikat puna e saj si Menaxhere e Fushatës Kundër Dhunës në Familje, zbatimi i projekteve në fushën e Policimit në Komunitet dhe gjithashtu zbatimit të Rezolutës 1325 të OKB për çështjet gjinore në sektorin e sigurisë.

 Në tre vitet e fundit ajo ka mbuluar portofolin e Angazhimit qytetar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
 Romina është njohëse e mirë e 4 gjuhëve të huaja dhe është autore e disa artikujve akademikë të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Adrian Civici
Kontakto: Adrian Civici
Adrian Civici: Kryetar i Komisionit të Financave dhe Buxhetit.

 Doktor në shkencat ekonomike, akorduar nga ENSA, Montpellier, Francë dhe Doktor në ekonomi agrare, akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
 Mban titullin "Profesor" në shkencat ekonomike. 

 Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme ndër të cilat: Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT; Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm; Këshilltar i Ministrit të Financave etj.
 Është Rektor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Drejtor i Shkollës Doktorale. 
 Është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane. 

 Autor i disa librave brenda dhe jashtë vendit, i dhjetëra artikujve shkencorë, i studimeve dhe publikimeve brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
 Ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
 Mban titullin "Kalorës i Palmës së Artë Akademike", akorduar nga Qeveria Franceze.

Agim Kraja
Kontakto: Agim Kraja
Agim Kraja: Anëtar i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale 

 Nënkryetar i Dhomës Britanike të Biznesit Shqiptar dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë.

 Është angazhuar në fushën e biznesit që prej vitit 1992. Prej gati dy dekadash është i përfshirë në jetën politike dhe shoqërore.
 Është diplomuar për Administrim Biznes në Tiranë.

 Aktualisht është në mandatin e tij të tretë si këshilltar dhe është anëtar i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale pranë Këshillit Bashkiak.

Aida Llazani
Kontakto: Aida Llazani
Aida Llazani: Kryetare e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores. 

 Anëtare e Komisionit të Financës dhe Buxhetit. Diplomuar për Financë në Fakultetin e Ekonomisë.
 Është çertifikuar si Kontabiliste dhe Eksperte Fiskale si dhe ka çertifikime nga institucione te tjera.

 Ka një përvojë të gjatë profesionale në sektorin publik dhe privat.
 Gjatë mandatit të parë si anëtare e Këshillit Bashkiak, mbajti detyrën e Kryetares së Komisionit të Ekonomisë. 
 Nga viti 2019 është pjesë e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Tiranë.

Albina Nanaj
Kontakto: Albina Nanaj
Albina Nanaj: Anëtare e Komisionit të Çështjeve Sociale.

 Anëtare e Komisionit të Mjedisit dhe Energjisë. 
 Anëtare e Kryesisë së Aleancës së Grave Këshilltare.
 Studiuese, eksperte mjedisi dhe aktiviste në shumë nisma e projekte lidhur me tema të mprehta si mbrojtja e mjedisit, emancipimi dhe të drejtat e të rinjve e grave apo advokimi për shtresat në nevojë.

Ajo është pjesë aktive e komunitetit dhe shquhet për kontributin e saj të vazhdueshëm në vendimmarrjen vendore.

 Pas masterit si Biologe Mjedisi vijon studimet për Administrim Publik pranë Fakultetit Ekonomik. Pjesëmarrëse në konferenca, seminare, kurse kualifikuese dhe trajnime të organizuara nga OSBE, USAID apo UN Women.

Është autore e një sërë artikujsh dhe punimesh shkencore.
 Është angazhuar në sektorin privat si konsulente dhe vlerësuese mjedisore.

Është pjesë e kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nga viti 2016.

 Gjatë mandatit të parë ka qenë nënkryetare e Aleancës së Këshilltarëve të Rinj.

Aldrin Dalipi
Kontakto: Aldrin Dalipi
Aldrin Dalipi: Anëtar i Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore. 

 Një nga figurat më të spikatura për kontributin e tij për Tiranën!

 Shquhet për një karrierë të pasur në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.
 Në periudhën 2013-2019 ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 Ai ka drejtuar grupin e PS dhe opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë në vitet 2011-2013. 

 Ka shërbyer si Zëdhënës i Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit në vitet 2002-2005 ndërsa më parë ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 Është diplomuar në fushën e Menaxhimit të Arteve dhe të Drejtësisë.

 Gjatë karrierës së tij, në fund të vitit 2005 deri në fillim të 2007-ës ka drejtuar dhe media të njohura si TV "News24" dhe Agjencinë e lajmeve "Balkanweb". 

Alketa Budurushi
Kontakto: Alketa Budurushi
Alketa Budurushi: Anëtare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Mundësive të Barabarta.

Anëtare e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores.

 Diplomuar për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Tiranë.

 Ka punuar për një kohë të gjatë pranë sektorit të sigurimeve, ndërsa është e punësuar pranë Institutit të Statistikave, INSTAT.

 Është trajnuar për barazinë në vendimmarrje dhe është zgjedhur sekretare e Aleancës së Grave Këshilltare. Aktualisht është edhe anëtare e Këshillit të Qarkut Tiranë.

Alketa Hila
Kontakto: Alketa Hila
Alketa Hila: Anëtare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Mundësive të Barabarta. 

 Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
 Ka mbaruar master shkencor për Menaxhim.

 Ka eksperiencë të gjatë si drejtuese në administratën publike për rreth 12 vite.
 Ka qenë kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Njësinë Administrative Nr.3 dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në 4 mandate. 

Anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranë në 3 mandate.
 Kryetare e Komisionit të Barazisë Gjinore gjatë mandatit të dytë si Këshilltare.

 Është e angazhuar në vazhdimësi ndaj përmirësimit të politikave me fokus gruan si sipërmarrëse, si lidere dhe si profesioniste.

Anxhela Bakiasi
Kontakto: Anxhela Bakiasi
Anxhela Bakiasi: Asistente Pedagoge pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

 Ajo ka një diplomë Bachelor dhe Master i Shkencave në Financë dhe Kontabilitet, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Gjatë studimeve master  ka kryer një semestër studimesh dhe kërkimesh në Montpellier, Francë.  Aktualisht  doktorante në shkencat ekonomike pranë Universitetit Ekonomik të Tiranës.

 Një e re shumë aktive me një kontribut shumëdimensional në shoqëri, veçanërisht për nevojat e të rinjve. Kontributi i saj është në rang kombëtar si bashkëthemeluese e  OJQ-së “Unioni i Studentëve të Pavarur Universitar”, me mision mbrojtjen e të drejtave të studentëve jo vetëm nga pikëpamja juridike pozitiviste e mundësuar nga ligjvënësi por edhe mbi doktrinën filozofike dhe të drejtën natyrore.  Përveç kësaj, ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në konferenca ndërkombëtare, seminare dhe vizita studimore në kuadër të të rinjve.

 Aktualisht është zëvendës-kryetare për komunikimin e Organizatës Alumnit-t të Ballkanit Perëndimor (WBAA).

Arta Dollani
Kontakto: Arta Dollani
Arta Dollani: Nënkryetare e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore. 

 Diplomuar në degën Arkitekturë dhe Planifikim Urban në Universitetin Politeknik të Krakovit në Poloni.

 Aktualisht drejton Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
 Ka punuar për një periudhë të gjatë pranë Bashkisë Tiranë si planifikuese urbane, duke zhvilluar dhe ushtruar paralelisht eksperiencën akademike si lektore pranë Fakultetit të Arkitekturës. 

 Pjesëmarrëse dhe kontribuese në konferenca ndërkombëtare dhe ekspozita lidhur me konservimin, restaurimin dhe menaxhimin e aseteve kulturore. 

Ajo është bashkëautore e një sërë projektesh restaurimi dhe rivitalizimi të qendrave historike dhe muzeve, koordinatore e projekteve me donatorë dhe pikë fokale e Unesco-s në Shqipëri.

 Është anëtare e Këshillit të Qarkut Tiranë.

Bajram Shera
Kontakto: Bajram Shera
Bajram Shera: Anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Nxitjes së Sipërmarrjes. 

 Ka përfunduar studimet për Agronomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe më pas masterin shkencor për Biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

 Me një përvojë të gjatë më shumë se 40 vjet në arsim, ai ka shërbyer si mësues dhe si drejtor shkolle në Zallher.

 Aktualisht është pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku është Drejtor i Gjelbërimit dhe gjithashtu jep "Praktikën Mësimore".

Ndër vite i njohur për kontributin e tij si mjeshtër i frutikulturës.
 Si anëtar i komisionit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, jep ekspertizën e tij profesionale në diskutimet për projektvendime dhe nisma të Bashkisë Tiranë.

Besfort Lamallari
Kontakto: Besfort Lamallari
Besfort Lamallari: Nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Publike dhe Emergjencat Civile. 

 Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Oksfordit në programin Master Shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale, në vitin 2013. 

 Më herët ka ndjekur studime pasuniversitare në Itali, si dhe ka qenë pjesë e programit të Rrjetit Ndërkombëtar të Universiteteve Kërkimore, Danimarkë. 

Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike-Program i Këshillit të Europës. 

 Z. Lamallari vjen nga një përvojë e spikatur kërkimore-shkencore në fushën e sigurisë.

 Prej tetorit 2017 mban postin e zëvendësministrit të Brendshëm.

Blerina Doracaj
Kontakto: Blerina Doracaj
Blerina Doracaj: Anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale 

 Diplomuar në 2005 në Fakultetin e Drejtësisë dhe përfunduar studimet Master në degën Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. 

 Ka pasur një karrierë dinamike, duke filluar punë si administratore për zyrën e Tiranës në Organizatën "Terres des Hommes" Shqipëri dhe më pas ka punuar si Asistente Ligjore pranë misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për Qeverisjen Vendore 2007 - 2008. 

Për 8 vite ka punuar si Oficer Ligjor dhe Prokurimesh pranë Agjencisë për Zhvillimin e Zonave Malore, institucion që ka mbështetur me grante në zhvillimin bujqësor, blegtoral dhe turizmin, për uljen e varfërisë.

 Ka shërbyer si Këshilltare për Çështjet e Administratës Publike pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, me rolin e koordinatores për reformën në Administratën Publike.  

 Shënon disa kualifikime dhe trajnime në fushën e menaxhimit të prokurimeve, menaxhimit të projekteve, mirëqeverisjes, barazisë gjinore, etj.

Bora Panajoti
Kontakto: Bora Panajoti
Bora Panajoti: Anëtare e Komisionit të Financës dhe Buxhetit. 

 Anëtare e Kryesisë së Aleancës së Grave Këshilltare. Pedagoge dhe eksperte me përvojë disa vjeçare në fushën e menaxhimit e marketingut në sektorin privat.
 Është Menaxhere Operacionale e Triple City.

 Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Administrim Biznesi.
 Zotëron Master të Shkencave në Marketing.

 Në periudhën 2015-2019 ka mbajtur detyrën e Zv/Kryetares në Këshilllin e Qarkut Tiranë.
 Gjithashtu ka qënë pjesë e Rrjetit Rinor të Asamblesë së Rajoneve Europiane.  

 Si eksperte e qeverisjes së financave vendore ka trajnuar anëtarët e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin mbi komponentët kryesorë të qeverisjes vendore, buxhetin, financat dhe rolin e këshilltarit. 

 Prej vitesh, ajo është e angazhuar në sferën publike, në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fuqizimin e tyre ekonomik.

Bruno Çela
Kontakto: Bruno Çela
Bruno Çela: Anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Nxitjes së Sipërmarrjes. 

 Anëtar i Komisionit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.

 Diplomuar në fushën e Biznesit dhe Politikës në Universitetin e Londrës.

 Drejtues i një prej kompanive më të mëdha në vend.
 Kontribues kryesor në rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe kontribues aktiv i nismave te Bashkisë së Tiranës.

 Përfaqësues dhe mbështetës i nevojave të komunitetit në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
 Pasionant, sportdashës dhe donator i promovimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të Federatës Shqiptare të Mundjes.

Egert Vargu
Kontakto: Egert Vargu
Egert Vargu: Anëtar i komisionit të Financave dhe Buxhetit. 

  Ka ndjekur studimet e larta për Menaxhim Biznesi, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

 Me një përvojë të gjatë pune në administratën shtetërore qendrore dhe vendore, në fushën e monitorimit të bizneseve. 

Ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit të biznesit dhe marketingut.
 Prej disa muajsh është angazhuar në një aktivitet privat. 

 Gjithmonë aktiv në raport me komunitetin dhe në trajtimin e problematikave të jetës së përditshme të qytetarëve, duke qenë ura lidhëse mes pushtetit vendor dhe banorëve.

Eni Bistri
Kontakto: Eni Bistri
Eni Bistri: Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në mandatin e parë të tij. 

Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ka kryer studimet dy vjeçare pasuniversitare në shkenca penale.

 Prej disa vitesh ka titullin Avokat. 

Gjatë studimeve dhe pas përfundimit të tyre është angazhuar dhe ka dhënë kontributin e tij në organizatat joqeveritare vendase dhe të huaja, duke përfituar përvojë në menaxhimin e praktikave më të mira ligjore dhe modeleve europiane në disa sektorë të rëndësishëm.

 Ai ka qënë Zv/president (2010-2012) në organizatën e juristëve të rinj ELSA (European Law Student Association).
 Nga viti 2015 e në vijim ka shërbyer në administratë, në pozicione të ndryshme drejtuese, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë vendor. 

Enis Hoxha
Kontakto: Enis Hoxha
Enis Hoxha: Anëtar i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale.

 Diplomuar në Fakultetin Juridik, Tiranë.
 Zotëron Master për Turizëm dhe Ekonomi, nga Shkolla Ndërkombëtare e Shkencave, Itali, si dhe Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Europiane nga Instituti i Kërkimit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Europiane, Francë. 

 Ka  filluar karrierën e tij në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, si Jurist në Sekretariatin Shqiptar për Koordinimin e Marrëdhënieve me OBT. Ka qenë negociator i palës shqiptare në Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL) me vendet e Rajonit, në kuadër të Memorandumit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë të Paktit të Stabilitetit.

 Ka hartuar Strategjinë e Negociimit, për Shqipërinë, në procesin e anëtarësimit në OBT dhe për të gjitha MTL-të e negociuara. 

 Ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Drejtësisë. Përfaqësues i Shqipërisë në Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG III A Transfrontaliera Adriatiko, si dhe INTERREG III A, Greqi – Shqipëri.

  Aktualisht është Drejtor i Titujve të Pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Eridian Salianji
Kontakto: Eridian Salianji
Eridian Salianji: 

Ermira Gjeçi
Kontakto: Ermira Gjeçi
Ermira Gjeçi: Nënkryetare e Komisionit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

 Anëtare e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Nxitjes së Sipërmarrjes. 

 Diplomuar për Ekonomi dhe master në Financë-Bankë në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës.

 Pas një karriere të gjatë e të suksesshme si drejtuese në sektorin bankar, iu bashkua Administratës Publike duke shërbyer si Koordinatore pranë Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve në Këshillin e Ministrave, e ngarkuar për Reformën e Energjisë. 

 Në tetor 2017 u emërua zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 Prej datës 6 Maj 2020 shërben si Negociatore e Shqipërisë me Bashkimin Europian për anëtarësimin në BE, përgjegjës për kapitujt 11 dhe 12, si dhe bashkëkryetare e Nënkomitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, "Bujqësia dhe Peshkimi".

Fabian Topollari
Kontakto: Fabian Topollari
Fabian Topollari: Nënkryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale.

 Ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës dhe ka përmbushur dhe një master të thelluar në të Drejtën Civile.

 Po ashtu është doktorant i Shkencave Juridike.

 Pas plotësimit të studimeve universitare ka punuar për 3 vite si Këshilltar Juridik i Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës.

 Që prej vitit 2012 është pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

 Është zgjedhur dy herë këshilltar bashkiak i Bashkisë së Tiranës.

Fatmir Heti
Kontakto: Fatmir Heti
Fatmir Heti: Zëri i interesit të qytetarëve për çështje të mprehta të karakterit ekonomik dhe social.

 Njihet në komunitet për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm. 

Prej vitesh punon në sektorin privat.

 I përfshirë prej shumë kohësh në strukturat drejtuese të PS në Njësinë Administrative Kashar dhe njëherësh anëtar i Asamblesë së Tiranës. Ka qenë anëtar i këshillit të ish- komunës Kashar për një mandat.

Fatos Vrapi
Kontakto: Fatos Vrapi
Fatos Vrapi: Anëtar i Komisionit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 Diplomuar për Mësuesi në Universitetin "Luigj Gurakuqi". 

Për disa vite ka punuar si arsimtar dhe më pas ka shërbyer në sektorin e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ministrisë së Brendshme në vitet 1997–2004. 

 Deri në vitin 2005 ka qenë Drejtor i Policisë Tatimore Tiranë. 

Aktualisht është administrator në sektorin privat. Është anëtar i Komisionit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Florjan Rama
Kontakto: Florjan Rama
Florjan Rama: Anëtar i Këshillit Bashkiak.

Pas diplomimit për Inxhinieri Gjeologjike, ka ndjekur edhe masterin për Hidro-Gjeologji në Universitetin Politeknik të Tiranës.

 Prej më shumë se 10 vitesh është angazhuar në forumin Rinor Eurosocialist, ku ka spikatur për aftësitë e mira të bashkëpunimit në jetësimin e ideve dhe praktikave të mirëqeverisjes. 
Në këtë aspekt është po kaq i angazhuar edhe në trajnimet e organizuara nga mediatorë vendas dhe të huaj, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, trajtimet e rasteve të dhunës, bullizmit, cyber-bullizmit, etj. 

 Për një periudhë të gjatë kohore shërben si vullnetar në “Kryqin e Kuq” dhe “Unicef”, duke qenë përherë pranë komunitetit që ka nevojë për përkrahja dhe ndihmë.

Gazmend Paja
Kontakto: Gazmend Paja
Gazmend Paja: Anëtar i Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore.

 Një nga aktorët e brezit të ri, më të njohur të skenës dhe ekranit.

 Pas përfundimit të Akademisë së Arteve në Tiranë, ka ndjekur studimet në Athinë për dramaturgji, në "Teatri i Ndryshimeve". 

 Ka përfunduar masterin për "Speech & Drama" në Londër.

 Ka një karrierë të larmishme me role në disa teatro të vendit, përfshirë edhe Teatrin Kombëtar, ku ka qenë pjesë e 8 premierave, ndërsa në kinematografi ka qenë protagonist në disa filma me metrazh të shkurtër e të gjatë.
 Në televizion, shquhet për karakteret komike, të sjella me mjeshtëri dhe origjinalitet të spikatur.

 Me rol tejet aktiv në komunitet, ai ka qenë pjesë e nismave të Bashkisë Tiranë, për rindërtimin e çerdheve dhe banesave të amortizuara, si dhe disa iniciativave të tjera në ndihmë të shtresave në nevojë.

Genc Duka
Kontakto: Genc Duka
Genc Duka: Anëtar i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale. 

 Anëtar i Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore.

 Ka përfunduar studimet për Drejtësi dhe punon në profesionin e tij prej shumë vitesh.

 Si anëtar i Komisionit të Kulturës,Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore dhe Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale, ëshë gjithmonë i përfshirë në diskutimet e projektakteve që trajtohen nga këto komisione.

 Është në mandatin e dytë si këshilltar,  ndërsa është zgjedhur edhe anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë. 

Në komunikim të vazhdueshëm më banorët e zonës, luan rol aktiv në trajtimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me përditshmërinë e bashkëjetesës në komunitet.

Gerta Pellumbi
Kontakto: Gerta Pellumbi
Gerta Pellumbi: Anëtare e Këshillit Bashkiak.

Diplomuar në fushën e Inxhinierisë Agrare në Universitetin Bujqesor të Tiranës dhe mban titullin "Master i Shkencave". 

Ka punuar si kërkuese shkencore në krijimin dhe kultivimin e bimëve (OMGJ), dhe më pas për disa vite ka vijuar karrierën në administratën vendore në disa njësi bashkiake të Tiranës.

 Prej vitit 2011 punon në Departamentin e Shkencave Agronomike dhe Departamentin e Hortikulturës në Fakultetin Bujqësor të Tiranës. Njihet për rolin e saj aktiv dhe gadishmërinë për të zgjidhur problemet në komunitet.

Glindxhet Madhi
Kontakto: Glindxhet Madhi
Glindxhet Madhi: Nënkryetar i Komisionit të Çështjeve Rinore dhe Punësimit 

 Diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 Ka qenë pjesë e programit "Erasmus +" në Universitetin ELTE në Budapest të Hungarisë. 

Pjesëmarrës në disa trajnime dhe akademi politike brenda dhe jashtë vendit me fokus zhvillimin e qëndrueshëm, ndërveprimin rinor në rajon, politikat e majta apo politikën e jashtme evropiane.

 Spikat për rolin aktiv në komunitet.\nn Nga dhjetori i vitit 2018 drejton Forumin Rinor Eurosocialist të Tiranës.

Grejsi Bixhi
Kontakto: Grejsi Bixhi
Grejsi Bixhi: Aktiviste dhe vullnetare e njohur e qytetit të Tiranës. 

 Aktivizimi i saj ka nisur që në vitet e gjimnazit ku ka qenë organizatore e shumë aktiviteteve dhe nismave sociale apo rinore në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
 Për dy vite radhazi është shpallur një ndër vullnetarët e vitit për kryeqytetin nga kryetari i Bashkisë. 

 Vijon studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka qenë pjesë e disa trajnimeve dhe akademive politike brenda dhe jashtë vendit me fokus aktivizmin rinor, vullnetarizmin dhe tema sociale. Angazhimi dhe përgjegjësia e treguar në komunitetin ku ajo banon, në zonën e Selvisë, janë cilësi që e karakterizojnë.

Gresa Hoxha
Kontakto: Gresa Hoxha
Gresa Hoxha: Gresa Hoxha (16 qershor 1998), e lindur pranë një familjeje arsimdashëse, ku mori pasionin për librin dhe shkencën.

 E diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në degën Kimi dhe Teknologji Ushqimore. Aktualisht punon pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

 Prej moshës 16 vjeçare ka nisur aktivizimin si aktiviste politike, fillimisht në strukturat e FRESSH e më pas në strukturat e Partisë Socialiste.

Është përfshirë në trajnime të ndryshme të trajnimit politik, rritjes së kapaciteteve të vajzave dhe grave në politikbërje, çështjet studentore dhe sigurinë ushqimore. Pasionet e saj janë shahu, librat, përfshirja në kauza vullnetare dhe të shkruarit.

Hantin Bonati
Kontakto: Hantin Bonati
Hantin Bonati: Kryetar i Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social. 

 Anëtar i Komisionit të Mjedisit e Energjisë. 

 Gëzon një përvojë të gjatë në administratën publike, si në nivelin e qeverisjes vendore, ashtu dhe në atë qëndrore.

 Gjatë periudhës 2004 – 2011 ka shërbyer në pozicione drejtuese pranë Bashkisë së Tiranës, e më pas ka kontribuar si drejtues në institucione të ndryshme në qeverisjen qëndrore.
 Nga viti 2017 mban detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Ka kryer një sërë trajnimesh dhe kursesh profesionale, fokusuar kryesisht në kontekstin e mirëqeverisjes.

 Nga viti 2010 ka dhënë dhe vijon të japë kontribut në fushën akademike si asistent pedagog, pranë Universitetit të Tiranës.

Joleza Koka
Kontakto: Joleza Koka
Joleza Koka: Anëtare e Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social 

 Diplomuar për "Arkitekturë dhe Dizajn Urban" dhe për "Zhvillim Urban dhe Human & Burime Njerëzore", aktualisht është lektore në universitet.

 Ka qenë Kryetare e Forumit Rinor Eurosocialist dhe është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës për herë të parë në Maj 2015. 

 Ka mbajtur pozicionin e drejtueses së Aleancës së të Rinjve pranë Këshillit Bashkiak.

 Në mandatin e parë si anëtare e Këshillit Bashkiak ka qenë pjesë e komisioneve për Planifikimin, Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Territorit dhe Mjedisit dhe të Komisionit për Politikat Rinore.

 Për dy vite ka qenë Koordinatore e Rrjetit të Edukimit për YES (Young European Socialists). 

 Joleza Koka është një aktiviste e njohur për të drejtat e vajzave e grave, grupeve të margjinalizuara dhe të rinjve.

Julian Hodaj
Kontakto: Julian Hodaj
Julian Hodaj: Kryetar i Komisionit për Sigurinë Publike dhe Emergjencat Civile 

 Anëtar i Komisionit të Mandateve dhe Rregullores.

 Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës, Itali.

 Ka ushtruar profesionin e praktikantit ligjor dhe avokatit pranë disa zyrave ligjore, në Itali dhe Shqipëri. 

 Ka ideuar dhe drejtuar projekte për përmirësimin e cilësisë e gjithëpërfshirjes në hartimin e legjislacionit, si dhe rritjen e aftësive profesionale të avokatëve të rinj në Shqipëri.

 Ka punuar si këshilltar ligjor i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke kontribuar në hartimin e pjesëve të rëndësishme të legjislacionit shqiptar, material e procedural, si dhe duke përgatitur analiza dhe dokumente për çështje ligjore specifike. 

 Ka qenë këshilltar ligjor në procesin e reformës administrativo-territoriale në vitin 2015 dhe është angazhuar si ekspert në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese e ligjore për reformën në drejtësi, në vitin 2016. Prej tetorit 2017 është zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme.

Kamela Banushi
Kontakto: Kamela Banushi
Kamela Banushi: Diplomuar për Ekonomiks në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. 

 Prej disa vitesh me fokus në Menaxhimin Financiar, në kuadër të të cilit ka ndjekur disa trajnime, brenda dhe jashtë vendit. 

 Përtej punës në profesion, ajo është tejet e angazhuar në çdo nismë rinore që ka për qëllim përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje dhe fuqizimin e zërit të tyre në hartimin e politikave gjithmonë e më të mira për qytetarët. 

 Po kaq e angazhuar është edhe në aktivitete dhe veprimtari komunitare, për të qenë në lartësinë e duhur për përfaqësimin e qytetarëve dhe për të përcjellë problematikat dhe shqetësimet e tyre në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Katerina Marku
Kontakto: Katerina Marku
Katerina Marku: Nënkryetare e Këshillit Bashkiak. 

 Anëtare e Komisionit të Mjedisit dhe Energjisë. 

 Diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Bachelor Inxhinieri Mjedisi dhe Master në profilin Energjitikë.
 Ka fituar njohuri juridike në degën E drejtë Administrative, e diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës. 

 Ka qenë pjesë e Forumit Rinor Eurosocialist, me detyrë Koordinatore Kombëtare e Profesionistëve të Rinj. 

 Së fundmi është nismëtare e Këshillit Mjedisor të Tiranës, ku së bashku me një ekip profesionist me fokus çështjet mjedisore, angazhohen në mënyrë aktive për të dhënë kontributin e tyre nëpërmjet ndërgjegjësimit qytetar dhe advokimit të politikave pro mjedisit.

Klodeta Dibra
Kontakto: Klodeta Dibra
Klodeta Dibra: Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Infrastrukturës Arsimore. 

 Nënkryetare e Komisionit të Sportit dhe Cilësisë së Jetës. Prej 33 vitesh pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, në Universitetin e Tiranës.

 Mban titullin akademik Profesor. 

 Për 22 vite ka kryer edhe funksione drejtuese, si Përgjegjëse Departamenti, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të huaja, Anëtare e Senatit, Kryetare dhe Anëtare e Këshillit të Fakultetit, Anëtare e Komisionit të Lartë të Promovimit të titujve akademikë, Kryetare e Komisionit Shtetëror të Licensimit të mësuesve të gjuhës italiane.

 Për kontributin në lëmin e filologjisë italiane është vlerësuar me Medalje Nderi të Kalorësit nga Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano më 17 Tetor 2006. 

 Përpos karrierës profesionale shumë të suksesshme, ka pasur edhe karrierë të shkëlqyer sportive, ku është nderuar me shumë medalje e tituj nderi, përfshirë Medaljen "Naim Frashëri" Klasi III dhe Titullin "Mjeshtre e Merituar e Sportit".

Klodiana Beshku
Kontakto: Klodiana Beshku
Klodiana Beshku: Anëtare e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore 

 Diplomuar në Shkenca Politike/Politikë Ndërkombëtare në Universitetin e Sienës, Itali dhe mban gradën Doktor Shkencash në Gjeopolitikë nga Universiteti i Pizës. 
 Është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. 

 Ka qenë e angazhuar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme si Këshilltare për Rajonin dhe Integrimin Europian.
 Pjesë e disa programeve të njohura kombëtare e ndërkombëtare, ka publikuar dhjetra artikuj e studime si dhe ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume të ndryshme. 

 Është e angazhuar në sferën publike nëpërmjet publicistikës dhe aktivitetete kryesisht me fokus të rinjtë. Fushat e saj të interesit e veprimtarisë janë: integrimi europian, bashkëpunimi rajonal, barazia gjinore dhe drejtësia sociale.

Laureta Sinanaj
Kontakto: Laureta Sinanaj
Laureta Sinanaj: Diplomuar për Gjuhë- Letërsi, ka ushtruar profesionin e arsimtares për disa vite pas përfundimit të universitetit. 

 Një përvojë po kaq të gjatë, më shumë se 10 vjet, ka edhe si drejtuese në administratën shtetërore, ku vijon të jetë akoma.

 Më parë, ka sfiduar veten edhe në iniciativën e sipërmarrjes private, ku ka rezultuar një menaxhere e mirë. 

 Shumë e lidhur me komunitetin ku jeton, por edhe e trajnuar në disa programe të njohura për administrimin e shërbimeve, ajo ka ofruar konsulencën e saj në projekte që motivojnë gratë të ndërmarrin nisma të vetëpunësimit apo fuqizimit të sipërmarrjeve të tyre. 

 Në nismën e këshilltarëve për ngritjen dhe pasurimin e bibliotekave komunitare, ajo ka dhënë një kontribut të vyer.

 Vijon mandatin e dytë në Këshillin Bashkiak të Tiranë.

Liri Jani
Kontakto: Liri Jani
Liri Jani: Anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale 

 Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, për Drejtësi. Prej më shumë se 25 vitesh, ka licencën e avokates, profesion që e ushtron edhe sot. 

 E zgjedhur nga Parlamenti, ka shërbyer për 8 vjet si Komisionere e Shërbimit Civil.

 Më parë ka ushtruar detyrën e anëtares së KQZ si dhe zv/ministres së Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit.

 Për një periudhë të gjatë kohore ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e hekurudhave, porteve, telekomunikacionit dhe në ndërmarrje të tjera të rëndësishme.

 Ka përvojë të gjatë si trajnuese për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe për nëpunësit civilë në nivel qendror dhe lokal.

 Së fundmi, ka trajnuar anëtarët e këshillave bashkiakë në gjithë vendin, në kuadër të projektit "Bashki të Forta". 

Zotëron kualifikime të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që kanë të bëjnë me decentralizimin e pushtetit vendor, për të drejtat e nëpunësit civil, të drejtat e grave dhe fëmijëve, etj, të çertifikuara nga GTZ, CEFL, ILO, ENA.

Luan Bregasi
Kontakto: Luan Bregasi
Luan Bregasi: Nënkryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Nxitjen e Sipërmarrjes. 

 Një nga emrat më të njohur të biznesit shqiptar.

 Prej vitit 2018 është President i Dhomës Tregtare të Zejtarisë ndërsa prej një dekade është President i Unionit të Biznesit Shqiptar, "Biznes Albania". 

 Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Punës dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë së Ballkanit dhe Eurodhomës së tregtisë.

 Me përvojë të gjatë si administrator i dy kompanive të biznesit, si investitor në disa kompani ndërtimit dhe si kryetar i Bordit Mbikqyrës të Shoqërisë "Birra Tirana" SH.A. Ka kryer Akademinë e Lartë Ushtarake. 

 Ka dhënë kontributin e tij të çmuar në nismat e bashkisë Tiranë, në mbështetje të familjeve në nevojë.

Luiza Grazhdani
Kontakto: Luiza Grazhdani
Luiza Grazhdani: Anëtare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Mundësive të Barabarta. 

 Anëtare e Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social.

 Inxhiniere ndërtimi me përvojë të gjatë në fushën e investimeve të objekteve publike dhe socialo-shoqërore.

 E kualifikuar në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme duke qenë njëkohësisht edhe anëtare e bordit të SVP-së për një mandat.
 Pjesëmarrëse në disa aksione kombëtare për rindërtim përfshi edhe kontributin në eliminimin e pasojave të tërmetit në vitit 1979 në Lezhë dhe Shkodër. 

Në vitet 80-të ka drejtuar aksionin kombëtar për dyfishimin e kapaciteteve të Qytetit Studenti.

 Është trajnuar dhe kualifikuar për buxhetim të pushtetit vendor, buxhetim gjinor dhe transparencë në qeverisje si dhe për të gjitha cilësitë që duhet të ketë një anëtar i Këshillit Bashkiak.

 Shquhet për përfaqësimin e interesave komunitare duke u bërë pjesë e çdo angazhimi.

 Është anëtare e Partisë Socialiste dhe pjesë aktive e strukturave të saj në njësinë 7.

Maura Linadi
Kontakto: Maura Linadi
Maura Linadi: Kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare, Tiranë. 

 Kryetare e Komisionit të Teknologjisë dhe Informacionit. 
 Anëtare e Komisionit të Çështjeve Rinore dhe Punësimit. 

 Diplomuar për Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Menaxhim e Administrim biznesi ne Universitetin e New York në Tiranë.

 Është programuese dhe specialiste e sistemeve IT.

 E njohur për angazhimin vullnetar në komunitet, në mirëmbajtjen e mjedisit dhe mensat sociale.

 Është pjesë e organizimit të konkurseve të inovacionit me studentët e Tiranës, konsulence karriere me nxënësit e shkollave të mesme, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

 Spikat me vendosmërinë për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e të rinjve, vajzave e grave të qytetit.

 Aktiviste politike dhe përfaqësuese e të Rinjve Shqiptarë Eurosocialistë në Europë IUSY dhe YES. 

Mira Kapisyzi
Kontakto: Mira Kapisyzi
Mira Kapisyzi: E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në specialitetin e Neurologjisë dhe me specializime në Itali, Francë, SHBA. 

 Shënon karrierë të gjatë si mjeke neurologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë ku ishte edhe Dekane e këtij fakulteti në vitet 2014-2016. Mban titullin akademik "Profesor". 

 Prej vitit 2017 është zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

 Është Presidente e Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë, anëtare e Akademisë Amerikane dhe asaj Evropiane të Neurologjisë dhe e Shoqatës Ndërkombëtare të Çrregullimeve të Lëvizjes, si dhe e Komitetit Organizativ të disa Kongreseve Botërore në fushën e Neuroshkencave.

 Është autore tekstesh për studentë dhe monografish, e mbi 150 prezantimeve në konferenca e kongrese europiane e botërore dhe botimesh në periodikun shqip e të huaj.

Naim Halili
Kontakto: Naim Halili
Naim Halili: Anëtar i Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social.

 Diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi në Fakultetin e Ndërtimit në Tiranë.

 Me përvojë të gjatë si inxhinier në sektorit jopublik.

 Ka shërbyer si specialist në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa aktualisht punon në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Drejtues sportiv në klube futbolli.

 Rol aktiv në komunitet. Anëtar i Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social dhe është në mandatin e dytë si këshilltar.

Olsa Ulqinaku
Kontakto: Olsa Ulqinaku
Olsa Ulqinaku: Anëtare e Këshillit Bashkiak.

Diplomuar për Financë-Kontabilitet pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pasi mbaroi gjimnazin si nxënëse ekselente.

 Rrjedh nga një familje me tradita të shquara patriotike, si pasardhëse e "Heroit të Popullit", Mujo Ulqinaku. 

 Prej 5 vitesh ka qenë pjesë e fushatave kundër informalitetit në ekonomi, si punonjëse dhe drejtuese në administratën tatimore. 

Është aktiviste e spikatur në organizata për forcimin e rolit të gruas dhe nismave komunitare.
 Prej 2017, Kryetare e Forumit Rinor Eurosocialist Nj.2 në Tiranë.

Oltion Rrumbullaku
Kontakto: Oltion Rrumbullaku
Oltion Rrumbullaku: Anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit 

 Anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Infrastrukturës Arsimore 
 Anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Sipërmarrjes. 

Gëzon një përvojë të gjatë në fushën akademike pranë Universitetit të Tiranës. 

 I pranishëm në mënyrë aktive dhe në median e shkruar dhe atë vizive me opinione për fushën e ekonomisë, arsimit dhe administratës publike.

 Me përvojë të konsiderueshme në projekte ndërkombëtare, së fundi të lidhura dhe me reformën në administratën publike. 

 Që nga viti 2019 është  zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Orion Gliozheni
Kontakto: Orion Gliozheni
Orion Gliozheni: Nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mundësive të Barabarta 

 Diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. 

Është profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore si dhe Shef i Departamentit të Obstetrikë - Gjinekologjisë në Universitetin e Mjekësisë. Është anëtar i "World Academy of Art and Science", i "International Academy of Perinatal Medicine" dhe i një sërë shoqatash shkencore ndërkombëtare. 

 Është nderuar me çmimin "Mjeshtër i Madh" për kontribut në fushën e mjekësisë, arsimit dhe kërkimit shkencor, dhënë nga Presidenti i Republikës dhe me çmimin ndërkombëtar "William Liley Prize". 

Është autor i mjaft artikujve dhe librave shkencorë si dhe ka referuar kumtesa të shumta në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Ornela Çuçi
Kontakto: Ornela Çuçi
Ornela Çuçi: Anëtare e Komisionit të Mjedisit dhe Energjisë. 

 Diplomuar për Biologji-Kimi dhe master për Shkencë dhe Teknologji Mjedisore.

 Mban titullin Doktore Shkencash. 

 Karriera e saj shënon aktivitet të dendur në fushën e projekteve në organizata të ndryshme jofitimpurëse, universitete, qendra shkencore dhe pushtetin vendor në Gjirokastër. 

 Eksperte e lirë për Ministrinë e Mjedisit (2009– 2014) për auditimin mjedisor.

 Më pas e deri më sot ekspertiza e saj në fushën e projekteve kaloi në nivel "Vlerësues i projekteve të Bashkimit Evropian" për projektet e zbatuara IPA Adrion dhe më tej për projektet Horizon 2020, Marie Skłodowska-Curie Actions.

 Prej vitit 2016, Këshilltare e Kryeministrit mbi çështjet mjedisore dhe Koordinatore Kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. 

 Prej një dekade shërben si lektore e ftuar në Universitetin e Gjirokastrës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës.

 Autore e shumë shkrimeve dhe studimeve të publikuara në revista shkencore vendase dhe të huaja për fushën e mjedisit.

 Është zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

 Nga viti 2019 është anëtare bordi në Green Climate Found (GCF) dhe Global Environmental Facilities (GEF) dhe pjesëtare e komisioneve të vlerësimit të projekteve në to.

 Gjithashtu është Pika Fokale Kombëtare në UNFCCC dhe Konventën e Minamatës.

Petrit Deskaj
Kontakto: Petrit Deskaj
Petrit Deskaj: Anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Infrastrukturës Arsimore 

 Mësues dhe drejtues me përvojë të gjatë në fushën e arsimit.

 Diplomuar për Matematikë-Fizikë. Luan rol aktiv në komunitet për zgjidhjen e problemeve.

 Ka kryer kualifikime të ndryshme profesionale si edhe është pjesëmarrës në trajnime për tema të mprehta sociale si dhuna në familje.

 Është anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Infrastrukturës Arsimore.

Plarent Ndreca
Kontakto: Plarent Ndreca
Plarent Ndreca: Anëtar i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale 

 Diplomuar për Jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës.
 Ka kryer Master Ekzekutiv pranë Universitetit Europian të Tiranës.
 Ka një sërë kualifikimesh e trajnimesh brenda dhe jashtë vendit për financat publike, integrimin europian, shërbimin civil, konventën europiane të të drejtave të njeriut etj. 

 Shënon një veprimtari të pasur profesionale në fushën e së drejtës si në sektorin privat ashtu dhe publik.

 Ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore si Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe në ministrinë e Brendshme.

 Aktualisht është avokat dhe administrator i studios ligjore "T&N". 

 Prej vitit 2018 është lektor në Departamentin e Administrimit Publik, Fakuteti i Shkencave Politike-Juridike, në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës.

Ramazan Buci
Kontakto: Ramazan Buci
Ramazan Buci: Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë dhe më pas është specializuar si pediatër.

 Për gati 20 vjet ka kryer disa studime mbi sëmundje të ndryshme, teksa jepte kontributin e tij si mjek në Peshkopi, për të vijuar më tej edhe në Tiranë.

 Autor i disa artikujve mbi reformën e sistemit shëndetësor, në vitet 2004- 2008, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me çfarë mund të përmirësohet, sfidat dhe zgjidhjet për problemet që paraqiste në atë kohë shëndetësia.

 Në 2012 ka vazhduar programin e doktoraturës në mjekësi klinike pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Tiranës dhe në janar të 2014 ka mbrojtur disertacionin për gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

 Në vitin 2012 dhe në 2015 është nderuar me titujt “Qytetar Nderi” dhe “Nderi i Qarkut Dibër”. Ka një eksperiencë të gjatë edhe si këshilltar vendor, në fillim si kryetar Këshilli për Minibashkinë 11 dhe nga 2015 edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë.

 Aktualisht është pedagog në dy universitete.

Redi Jupi
Kontakto: Redi Jupi
Redi Jupi: Kryetar i Komisionit të Sportit dhe Cilësisë së Jetës. 

 Një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar, themeluesi i "Football Republic". 

Trajner i Ekipit Kombëtar U-21 në vitet 2015-2016. 
Ka qenë drejtor i Ekipeve Kombëtare në FSHF për 5 vite.

Në karrierën e tij si futbollist ka luajtur 23 ndeshje me ekipin kombëtar dhe është shpallur 2 herë Kampion Shqipërie (K.F Dinamo).
 I vlerësuar si lojtari më i mirë në vend dhe renditur në 11 më të mirët e Superligës Turke për vitin 2003.

 Shpallur lojtari më i mirë i huaj i Diyarbakirspor në historinë e klubit. 

 Diplomuar për Studime të Avancuara për Menaxhimin e Futbollit në Universitetin e Lozanës.

Redi Shtino
Kontakto: Redi Shtino
Redi Shtino: Anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Infrastrukturës Arsimore.

 Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Bolonjës, Itali.
 Mban titullin Doktor i Shkencave Juridike. 
Në vitin 2016 ka mbrojtur të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit.

 Prej vitit 2008, ushtron veprimtarinë pedagogjike në Universitetin Shtetëror të Tiranës (Fakulteti Juridik) në Universitetin e Bolonjës dhe në disa universitete jopublike.

 Aktualisht punon pranë Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme. 

Më parë ka kontribuar në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

 Në veprimtarinë e tij shkencore ka kontribuar si bashkëpunëtor dhe autor për hartimin e tekstit "E drejta Proceduriale Civile e Bashkimit Europian dhe e Drejta Parlamentare e krahasuar. Gjeneza Italo-Shqiptare". 

Është autor i shumë publikimeve në periodikët shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.

Rodolf Xhillari
Kontakto: Rodolf Xhillari
Rodolf Xhillari: Anëtar i Këshillit Bashkiak.

Diplomuar në Akademinë e Rendit Publik, Tiranë, ai ka ndjekur disa trajnime dhe specializime si ekspert i kriminalistikës. 

Në 1991 ka përfunduar studimet për Drejtësi dhe më pas edhe masterin shkencor në këtë fushë. 

 Ka qenë aktivist i shoqërisë civile dhe themelues i një prej shoqatave më të njohura në emigracion, shoqata greko shqiptare “Olimpus Zeus”, e shtrirë edhe në Kosovë e Maqedoni. 

Që prej shumë vitesh është sipërmarrës i suksesshëm në biznesin e transportit ndërkombëtar dhe hoteleri- turizmit, drejtues i disa kompanive ku janë të punësuar një numër i madh emigrantësh shqiptarë. 

 Nga viti 2016 është “Konsull Nderi i Shtetit të Izraelit për Shqipërinë” dhe në 2019, për përfaqësim të suksesshëm në diasporë i është akorduar nga kryeministri shqiptar, çmimi “Ambasador i Kombit”.

Roy Bashaj
Kontakto: Roy Bashaj
Roy Bashaj: Nënryetar i Komisionit të Teknologjisë dhe Informacionit.

 Anëtar i Komisionit të Çështjeve Rinore dhe Punësimit.

 Vazhdon studimet e larta Bachelor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, dega Financë-Kontabilitet. 

Është angazhuar prej vitit 2015 në Forumin Rinor Eurosocialist të Shqipërisë si anëtar dhe më pas si sekretar organizativ dhe koordinator i përgjithshëm i strukturës së gjimnazeve të Tiranës. 

 Ka qenë pjesëmarrës në disa trajnime dhe seminare me fokus të formimit personal, politik dhe si aktivist rinor, brenda edhe jashtë vendit.

Sara Shameti
Kontakto: Sara Shameti
Sara Shameti: Anëtare e Komisionit të Çështjeve Rinore dhe Punësimit. 

 Anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale. 
 Anëtare e Kryesisë së Aleancës së Grave Këshilltare. 

 Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Ka mbajtur disa pozicione në forumet politike të të rinjve të majtë, si Koordinatore, Bashkëdrejtuese e Klubit të Juristëve dhe Sekretare e Përgjithshme e Rinisë. 

Rizgjedhur me një mandat të dytë si përfaqësuese e studentëve në Komisonin e Mbarëvajtjes së Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët, në Universitetin e Tiranës. 

Ka asistuar drejtuesit politikë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kryeministri.
 Ka koordinuar projekte të Këshillit të Europës për të drejtat dhe liritë e njeriut. 

 Pjesëmarrëse në disa trajnime dhe module brenda dhe jashtë vendit për lidershipin, komunikim në publik, të drejtat e grupeve të margjinalizuara (gratë,të rinjtë), vullnetare në monitorimin e gjykatave përsa i përket respektimit të të drejtave.

 Fituese e disa çmimeve të para për ide innovative të integrimit të zonave rurale.

 Prej gushtit 2019, punon në Ministrinë e Brendshme si staf mbështetës i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Sonila Qato
Kontakto: Sonila Qato
Sonila Qato: Anëtare e Komisionit të Planifikimit Urban dhe Strehimit Social. 

 Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. 
Zotëron Master Shkencor për Studime Evropiane.

 Prej vitit 2005 mban titujt "Avokate" dhe "Eksperte".

 Ka kryer disa kualifikime ndërkombëtare në fushën e Prokurimeve Publike.

 Në vitet 2013-2017, ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
 Ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit Urban dhe Kontrollit të Territorit në, Bashkinë e Tiranës (2008-2011) ku ka shënuar një përvojë të gjatë pune në disa pozicione të rëndësishme. 

 Ka shërbyer në disa poste të tjera të rëndësishme në nivel vendor dhe qendror.
 Nga shtatori i vitit 2017 deri në janar 2019 ushtroi detyrën e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. 

 Drejtoi Autoritetin Rrugor Shqiptar, nga muaji janar 2019 deri në shtator të këtij viti, ku gjatë kësaj periudhe u finalizuan një sërë projektesh të rëndësishme për infrastrukturën kombëtare.

 Ka qenë po ashtu pedagoge e jashtme dhe bashkautore e lëndës "Urbanistikë Ligjore" në Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Planifikimit Urban të Universitetit Polis.

Ted Deraj
Kontakto: Ted Deraj
Ted Deraj: Aktivist politik.

 Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Aktiv në fushën e politikave rinore dhe sociale. 

 Është pjesë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Ka punuar si specialist pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe më pas në Këshillin e Ministrave.

Teuta Vodo
Kontakto: Teuta Vodo
Teuta Vodo: Anëtare e Komisionit për Sigurinë Publike dhe Emergjencat Civile 

 Diplomuar për Shkenca Politike dhe Sociale në Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.

 Hulumtuese dhe lektore në qendrën kërkimore të Universitetit të Lirë të Brukselit si edhe këshilltare në Parlamentin Europian, në tre komitete ku ka hartuar raporte mbi liritë civile, barazia gjinore, reformat kushtetuese, drejtësinë dhe çështjet e brendshme, etj. 

 Me një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare si hulumtuese dhe këshilltare mbi politikat e BE-së, e specializuar në gjykatat ndërkombëtare.

 Është autore e një sërë artikujsh dhe ka prezantuar kërkimet në konferenca të ndryshme ndërkombëtare mbi rolin e gjykatave ndërkombëtare në politikat publike ashtu si edhe institucione politikbërëse, korrupsionin gjyqësor, reformat gjyqësore etj. 

 Ka shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë dhe aktualisht është Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare si edhe Drejtore Ekzekutive e FQS-së në PS.

Vjollca Braho
Kontakto: Vjollca Braho
Vjollca Braho: Nënkryetare e Këshillit Bashkiak. 

 Anëtare e Komisionit të Financave dhe Buxhetit.

 Eksperte kontabël, diplomuar për Financë në Universitetin e Tiranës dhe ka Master Shkencor në Financë- Kontabilitet.
 Me përvojë të gjatë në sektorin publik financiar. 

Prej më shumë se dy vitesh është Kryeinspektore e Përgjithshme e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ndërsa më parë ka mbajtur postet e zv/ministres së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Drejtores së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore,Tiranë.

 Mban detyrën e Nënkryetares së Këshillit Bashkiak prej mandatit të parë.

Xheni Hatillari
Kontakto: Xheni Hatillari
Xheni Hatillari: Diplomuar për Radiologji në Universitetin e Tiranës. 

 Aktiviste e shoqërisë civile prej disa vitesh, me zbatimin e projekteve të ndryshme në nivel kombëtar. Vlerësuar me çmimin "Vullnetarja e Vitit 2016". Themeluese e lëvizjes "Albania Youth Activism".

 Me një eksperiencë pune në organizma të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si "Peace Corps Albania" apo konsulente pranë UNICEF dhe New Vision. Është një nga bursistët e Programit "Community Solutions Program" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Për aktivitetin dhe kontributin e saj të spikatur është zgjedhur Kryetare e Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve të Rinj.

Pyetje

  • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
  •  0800 0888
  •  [email protected]
  •  Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

Bashkia e Tiranës

  • Politikat e Privatësisë
  • Kontaktoni